Haradinaj për marrëveshjen LSDM-BDI: Shqiptarët po marrin përgjegjësitë që iu takojnë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar pas arritjes së marrëveshjes për koalicion në mes të LSDM-së dhe BDI-së për formimin e Qeverisë në Maqedoni të Veriut.

“Maqedonia e Veriut po bëhet me qeveri. Uroj liderët e koalicionit për marrëveshjen e arritur, duke shpresuar në suksesin e tyre drejt rrugës euroatlantike”, është shprehur Haradinaj.

“Shqiptarët po marrin përgjegjësitë që iu takojnë dhe roli i tyre po avancohet, fatkeqësisht jo në masën sa do të ishte, sikur të ishin të bashkuar në qeverisje”.