Sevilla përmbys United, Suso dhe De Jong i dhurojnë finalen

Ka përfunduar ndeshja midis Sevillas dhe Manchester United, e vlefshme për gjysmëfinalet e Europa League.

“Andaluzianët” kanë siguruar biletën për në finalen e këtij kompeticioni të rëndësishëm, pasi mposhtën 2-1 me përmbysje “Djajtë e kuq”.

Skuadra angleze kaloi e para në avantazh, me Bruno Fernandez, i cili arriti të shndërronte në gol një penallti të fituar nga Marcus Rashford në minutën e 9-të.

Mirëpo spanjollët arritën të kundërpërgjigjeshin mjaft mirë dhe arritën të barazonin sfidën. Ishte ish-futbollisti i Milanit, Suso ai i cili shënoi për Sevillan në minutën e 26-të pas një asisti të shkëlqyer të Sergio Reguilon.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Sevilla arriti të bëjë përmbysjen e madhe, me de Jong, i cili shënoi për spanjollët në minutën e 78-të pas një krosimi fantastik të Jesus Navas.

Sevilla do të ndeshet në finale me fituesen Inter-Shkahtar, e cila do të luhet nesër në mbrëmje./mapo.al