Vdes një 74 vjeçare në Prizren, pasi goditet nga furgoni

Një grua 74 vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi është goditur nga një furgon në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren.

Lajmin e ka konfimuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare.

” Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare. Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndrruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dëgohet në mbajtje për 48 orë.”, tha ai.