Pas dy barazimeve me radhë, me Atalantan 3-3 dhe me Milanin 2-2, Roma është kthyer te fitoret në Itali.
Në xhiron e 23 të Serisë A, Roma e Eusebio Di Francesco ka marrë pikët e plota në udhëtim te Chievo, duke triumfuar 0-3.
Gjithçka nisi për mrekulli për romakët.
Goli i epërsisë erdhi pas nëntë minutave lojë, Stephan El Shaarawy realizoi për 0-1.
Pak minuta më vonë, Edin Dzeko dyfishoi epërsinë, duke realizuar për 0-2.
Kurse për rezultatin përfundimtar, u përkujdes mbrojtësi Aleksandar Kolarov, që realizoi në minutën e 51-të.
Deri në fund të takimit, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por rezultati mbeti ai i minutës 51, 0-3.
Për Chievon, nga fillimi luajti mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj.
Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 38 pikëve dhe pushton për pak çaste pozitën e katërt, kurse Chievo mbetet në pozitën e fundit me 9 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=7qWbmg1arEw