Kadri Veseli tregon se si Kurti ia dërgoi njeriun e afërt të tij për t’i kërkuar ndihmë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përjashtuar koalicionet me LVV-në dhe LDK-në.

Veseli ka thënë se Albin Kurti i ka dërguar emisar për të shpëtuar rënien e qeverisë së tij.

“Kurti të mos më dërgoj emisarë sikurse që më dërgoi disa ditë para rrëzimit të tij. Kam fakte nëse Kurti insiston në të kundërtën. Njeriu shumë i afërt i tij që është edhe njeri publik i dërguar nga Albin Kurti më ka ardhur për ta parë mundësinë e shpëtimit të qeverisjes së tij”, tha ai.

Veseli thotë se nuk preferon të flasë për takime që bëhen në konfidencialitet por sot po flet për t’i dërguar porosinë Kurtit “që të bëhet më burrë”.

I pyetur për mundësinë e ndonjë koalicioni PDK-LVV në të ardhmen ashtu siç kanë thënë disa deputetë të LDK-së, Veseli është përgjigjur:

“Nuk përjashtoj asnjë parti shqiptare. Por konceptet mashtruese që kanë momentalisht kanë këto qeveri, ajo e para dhe kjo e dyta, është shumë e vështirë se do të ketë ndonjëherë koalicion nëse nuk ndryshojnë thellë”, ka thënë Veseli në RTV Dukagjini.

Veseli thotë se jeta e tij nuk lidhet me pushtetin por punon në të mirë të shtetit.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.