Sindikata e Infermiereve, mamive dhe profesionistëve shëndetësor, ditën e sotme kanë zhvilluar takim me drejtorin e ShSKUK-së, Basri Sejdiu, me kërkesën që pagesa për ndërrimin e natës të rritet për 100 përqind.
Menjëherë pas takimit, kryetari i kësaj Sindikate, Fitim Havolli, tha se drejtori i ShSKUK-së, kishte shprehur vullnet për t’i shtyrë këto kërkesa drejtë realizimit.
Ai theksoi se të njëjtin vullnet kishin parë edhe gjatë takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Derisa bëri të ditur se kjo sindikatë pret vendim të shpejtë nga këto dy institucione.
“Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu ashtu siç edhe ministri në takimi e shprehi vullnetin për të na ndihmuar dhe për t’i shtyrë këto kërkesa përpara, është fjala për ndërrimet e natës të pagesës 100 përqind. Edhe Basriu sot në takim na priti me vullnet jashtëzakonisht të madh për me i shty këto kërkesa legjitime të këtij komuniteti të rëndësishëm dhe të dobishëm për sheqerin, institucionet dhe vendin”, deklaroi ai.
Më tutje ai tha se presin nga ministri Zemaj dhe drejtori Sejdiu që së bashku të gjejnë anën ligjore dhe financiare, në mënyrë që të ketë një vendim të shpejtë, e që siç tha ai duhet të konkretizohet me letër dhe vendime nga Ministri i Shëndetësisë, apo nga ShSKUK-ja.
“Ne presim që ata bashkë si një trup të gjejnë edhe anën e bazës ligjore por edhe financiare dhe menjëherë të shkojmë në vendimet e kësaj kërkese legjitime që është e nevojshme dhe e rëndësishme se tërë kohen po themi se ky komunitet është shumë i rëndësishëm dhe në rast që ne nuk e stimulojmë aspektin social ky komunitet shumë shpejt do të merr rrugën drejt migrimit dhe ne do të mbesim pa profesionistë”, deklaroi ai