Vdes një punëtor i Komunës së Klinës

Ka vdekur punonjësi i Komunës së Klinës, Mehmet Morina.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, i cili përmes një postimi një postimi në Facebook, ka thënë se Mehmet Morina ishte një punëtor shembullor e kolegë i mirë, njeri i ndershëm e i sinqertë.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithëve që e kanë njohur Mehmetin”, ka shkruar Elezaj.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”