Qeveria e Kosovës ka shkarkuar bordin e Drejtorëve të KRU Mitrovica.
Ministrja Rozeta Hajdari tha se ndërmarrja ka dështuar në kryerjen e projekteve ndërkombëtare, dhe se si rrjedhojë ka pasur largime të disa investime ndërkombëtare.
Sipas saj, ka pasur parregullsi edhe në pasqyrat financiare, mirëpo që nuk ka pasur reagim dhe veprime nga bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.
Pro shkarkimit të këtij bordi kanë votuar të gjithë ministrat e pranishëm, pasur parasysh që aty nuk janë deputetët e LDK-së.