Banorët e Karaçevës ankohen se xhandarmëria serbe po hyn në territorin e Kosovës

Banorët e Karaçevës janë të shqetësuar, siç po thonë ata, kjo për shkak se xhandarmëria serbe po futet në territorin e Kosovës.

Përmes përfaqësuesit të tyre, Ardian Foniqit, banorët e Karaçevës janë shprehur të shqetësuar për situatën.

“Me datën 23.05.2020 në orën 15 e 30 te vendi i quajtur Livadh i Agushti dhe Zabeli i Jupës prap futen në teritorin e Kosvës xhandarmëria serbe me të gjith arsenalin ushtarak toksor duke i friksuar barinjët të cilët ishin duke i kollotur bagëtittë. I bëj thirrje të të gjithë instutucioneve tona dhe kforit në Kosovë, që të ndërmarin masa dhe njëher e përgjithmo ti thojn stop hyrjes së xhandarmëris serbe në teritorin e Kosovesë”, ka thënë Foniqi.

Ai tutje thotë se xhandarmëria serbe po provokon duke u futur në territorin e Kosovës.

“Nuk e di pse i bëjnë këto provokime kur dihet shumë mirë se Karaqeva kufizohet me fshatin Breznicë dhe Muhoc e që këto dy fshatra janë të banuar me popullat shqipërare. Ky provokim i tyre kërkon konflikt dhe është për çudi që askush nuk kërkon mos provokimin e xhandarmëris serbe deri në përcaktimin e vijës kufitare”, deklaron Foniqi.

Banorët e Karaqevës po kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe nga Kuvendi i Kosovës që bashkë me KFOR-in të kërkojnë nga serbët të mos futen në territorin e Karaçevës.

Kërkojmë nga kryeministri në detyrë i Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës që urgjentisht në bashkpunim me KFORIN Amarikan që të kërkojnë nga pala serbe që të mos shkel tokën e Kosovës, deri në percaktimin e vijës kuftare sepse këndej kufirit me Kosovë dhe andej kufirit me serbi janë popullat e banuar me shqiptarë dhe nga ky konteks për mua provokim i rënd nga forcat serbe”, ka deklaruar Foniqi.