Menu Close

Blerta Deliu-Kodra kërkon dëshmi nga Kurti për 171 mjekët e kthyer në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të publikojë të dhënat për 171 mjekët që, sipas tij, janë kthyer në Kosovë gjatë vitit 2025.

Ajo ka kërkuar sqarime se cili institucion i ka numëruar, cilat kritere janë përdorur dhe ku punojnë aktualisht këta mjekë.

Deliu-Kodra ka theksuar se angazhimi i përkohshëm i mjekëve nga diaspora nuk mund të barazohet me kthimin e tyre për të jetuar dhe punuar në Kosovë.

Related Posts