Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, ku i mandatuari për kryeministër Avdulla Hoti, do të prezantoj programin qeverisës.
Ende nuk dihet nëse nënkryetarja e kësaj partie, njëherit kryetarja e Kuvendit është duke marrë pjesë në këtë mbledhje.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, derisa u pyet se a po marr pjesë, Vjosa Osmani në këtë mbledhje, ka thënë se nuk e di meqë, siç tha ai, kishte dal me herët.
Po ashtu ai nuk ka dashur të komentoj më shumë rreth kësaj çështje.
“Nuk e di unë kam dal pak më herët dhe nuk i kisha komentu këto diskutime meqë janë diskutime personale”, ka thënë Abrashi.