Pesë rastet e reja në Vushtrri vijnë nga e njëjta familje

Sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë, e nga këto 5 vijnë nga Vushtrria, gjegjësisht nga fshati Studime e Epërme.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri thotë se të gjitha janë brenda të njejtës familje.

Ai thotë se 16 punëtor shëndetësor që kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër.

‘’Sot janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19 në Vushtrri nga 10 testet e kryera. Të gjitha janë brenda të njejtës familje, pra janë raste kontakti.’’, ka shkruar ai në Facebook.

‘’Po ashtu 16 punëtorë shëndetësorë që kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër. Të gjitha kontaktet e njohura deri më tani me vendim të inspektorit sanitar të Komunës në bashkëpunim me IKSHPK janë urdhëruar në vet izolim dhe po përcillen nga Policia e Kosovës.’’

‘’Për masa të tjera në këtë fazë nuk ka nevojë sepse situata është nën kontrollë dhe e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal. Ju lutemi të jemi të kujdeshëm, të mbajmë distancën e të zbatojmë masat e rekomanduara sepse siç dëshmojnë rastet e fundit në Vushtrri, virusi mund të vie nga burime që nuk i pret fare.’’, shton ai.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.