Peticion online për anulimin e testit të maturës, prindërit e përkrahin

Disa javë para se të mbahet testi i maturës, një grup maturantësh kanë krijuar një peticion online përmes së cilit po kërkojnë anulimin e këtij testi.

Brenda 3 ditësh peticionin e kanë nënshkruar afër 7 mijë persona.Në tekstin e peticionit thuhet se meqenëse matura është çështje e ndjeshme, duhet të krijohen kushte të favorshme në përqendrimin e vëmendjes, krijim të atmosferës emocionale pozitive dhe arritjen e suksesit të përgjithshëm, raporton KOHA.

“Duke marrë parasysh se ky test nuk ka dhënë rezultate në vitet paraprake dhe se nuk është vlerësim adekuat i dijes së nxënësve, besojmë fuqishëm se ky test nuk duhet mbajtur”, thuhet në këtë peticion.

Javë më parë edhe disa drejtorë komunalë të arsimit kanë kërkuar që testi i maturës të shtyhet për më vonë.Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, vlerëson se kërkesa e maturantëve për anulim të testit është e drejtë meqë, sipas tij, nëse ai mbahet rrezikohet shëndeti i nxënësve, por edhe nuk mund të priten rezultate të mira për shkak se mësimi qe dy muaj është mbajtur në distancë.

Ndërkaq për njohësin e çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, shtyrja do të ishte opsion më i mirë, kurse anulimi thotë se është problem pasi nuk mund të regjistrohen studimet pa e përfunduar këtë test.Për t’u anuluar ky test, Pupovci thotë se paraprakisht do të duhej të ndryshohej komplet Ligji i maturës shtetërore.

KOHA ka tentuar të marrë një qëndrim nga ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, rreth kërkesave të maturantëve, por ajo nuk është përgjigjur.

Javën e kaluar Bajrami ka thënë se deri në fund të majit do të vendoset data për mbajtjen e testit të maturës dhe atij të arritshmërisë.Mbajtja e këtyre testeve është paraparë edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku për këtë është caktuar muaji qershor.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.