Në prezencë të familjarëve, pasditen e djeshme është zhvarrosur trupi i Sevdije Kuklecit nga Istogu, e cila ndërroi jetë më 13 prill, si shkak i koronavirusit.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila po vazhdon të hetohet.
“Prishtinë 13.04.2020 NN. Istog, me datën 18.04.2020 në vazhdën e hetimeve me urdhër të prokurorisë së shtetit nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore Prishtinë është bërë zhvarrimi i viktimës femër kosovare e cila ka vdekur në QKUK me datën 13.04.2020. Trupi i pajetë është dërguar në IML, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”.