Momenti kur Ilir Selmani nxirret nga banesa pas arrestimit nga policia (video)

Ky është momenti kur Ilir Selmani, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko, nxirret nga banesa e tij ku u arrestua për t’iu drejtuar drejtorisë së policisë së Tiranës.

Prangosja e tij u bë në rrugën “Endri Keko”.

Në momentin e kapjes nga Policia, Selmanit  i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

35 vjeçari ndodhej në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Selmani akuzohet për vrasjen e ish-efektivit në 2019. Nga kamerat e sigurisë që kanë dalë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave.

/Ora News.tv/