Mjeku gjerman hedh poshtë konspiracionet: Vetëm natyra është aq inteligjente sa të krijojë një virus të tillë

Vaksina është zgjidhja e vetme kundër pandemisë të coronavirusit . Derisa nuk do të ketë vaksinë, jeta nuk do të jetë normale, thotë për Radion Evropa e Lirë profesor dr. Andrej Trampuz, drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në “Charité – Universitätsmedizin” (“Charite – Mjekësia Universitare”) në Berlin, një nga spitalet universitare më të mëdha në Evropë.

Ai paralajmëron që në rast se pas kulmit të pandemisë do të hapej hapësira për jetë normale, ashtu siçka qenë më herët, atëherë pandemia do të shpërthente përsëri, sepse deri tash është e infektuar më pak se 1 për qind e popullsisë të botës, që do të thotë se nuk ekziston imuniteti kolektiv.

“Do të ketë mundësi që të shkohet në punë ose të ketë tubime në grupe të vogla, por ngjarje të mëdha gjatë këtij viti nuk do të ketë. Edhe këto tubimet e vogla, me siguri që do të jenë me maska ose duke e ruajtur distancën. Deri në fund të këtij viti do të na duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe kjo nuk do të jetë një jetë normale”, thotë dr. Trampuz, për REL.

Njerëzit duke e shijuar ngrohtësinë e diellit në Stokholm në kohën e pandemisë globale.

Vdekjet po shtohen, Suedia vazhdon me eksperimentin e masave anti-COVID-19

Sipas tij, në këtë pandemi janë mësuar leksionet dhe bota do të përgatitet më mirë për të pandeminë e ardhshme “e cila me siguri që do të vjen”.

Lidhur me teoritë e ndryshme të konspiracionit, dr. Trampuz thekson që asnjë njeri nuk është aq inteligjent që ta krijojë një virus të tillë.

“Vetëm natyra është aq intelegjente që të mund ta krijojë atë”.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.