Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe me vranësira herë pas here.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të vazhdojë të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë edhe ditën e nesërme.

Pasnesër në tërë rajonin do të kemi intervale kohore me diell, por edhe vranësira të herëpashershme. Pasdite vranësirat mund të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar shiu në disa rajone të Maqedonisë së Veriut dhe juglindje të Shqipërisë. Ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar mund të ketë edhe në ndonjë rajon kodrinoro-malor në Kosovë.

Të hënën do të vazhdojë të mbajë mot i ngjashëm, i ngrohtë dhe me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell në tërë rajonin. Erërat jugore do të fuqizohen.

Të martën pritet përkeqësim i motit për shkak të ardhjes së një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror direkt nga veriu i Kontinentit. Do të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të na sjellin reshje shiu dhe reshje bore në viset kodrinore-malore. Reshjet e borës mund të paraqiten në mbrëmje edhe në disa ultësira të Republikës së Kosovës. Normalisht, priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe ekziston potencial real për ngrica gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes gjë e cila nuk do të jetë fare e mirë në kulmin e lulëzimit të pemëve dhe vegjetacionit. Të shpresojmë për ndryshime./Meteoballkan

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.