Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka folur për arrestimin dhe dënimin në shkallë të parë të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Ai ka bërë me dije se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi janë dënuar në mënyrë dratiske nga një gjykatë politike.
“Unë ende besoj se katër liderët që janë në Hagë u gjykuan me një gjykim vërtet drastik, sepse ata u dënuan në mënyrë paradoksale nga një gjykatë plotësisht 100 për qind politike dhe me një formulim juridik të tmerrshëm dhe vrastar, siç është ndërmarrja e përbashkët kriminale”, ka thënë Syla, në Edicionin Special në Klan Kosova.
