Zv.kryeministri në detyrë, Haki Abazi ka folur për të emëruarit e rinj nëpër borde dhe amabasada duke thënë një arsyetim interesant, duke thënë se asnjëri nga ta nuk e ka mbiemrin Kurti, Konjufca apo Abazi.
Abazi tha se keta persona që kanë marrë këto detyra, edhe pse po kritkohen vazhdimisht se kanë lidhje me Vetëvendosjen ata nuk kanë lidhje me zyrtarët e kësaj partie.
“Nëse ndonjër anëtar do të bëjë keqpërdorim, unë i pari do të them që duhet të dënohet për veprën që e bën. Asnjëri nuk e ka mbiemrin Kurti, Abazi apo Konjufca”, tha Abazi në t7, transmeton gazeta metro.
Ndërsa shtoi se të emëruarit e rinj aty ku duhet sepse e meritojnë t’u marrin ato detyra.
“Nëpër borde janë zgjedhur sipas performancës. Nëse njëri nga tabën nënshkrimin e tërheqjes së financave, atëherë do të mund të thonim si në të kaluarën. Nuk do të thotë që ata duhet të jenë kujdestarë. Këta janë njerëz ekspertë që kanë përvojë të madhe. Duam ta ndërprejmë vjedhjen dhe gjakderdhjen dhe ti mbrojmë këto ndërmarrje publike”, tha Haki Abazi.