Lindën në kohë virusi, binjakët pagëzohen me emrat Covid dhe Corona

Koronavirusi po merr me mijëra jetë, por në anën tjetër po lindin qindra të tjerë.

Një rast i çuditshëm është ai i një çifti në Indi, të cilët kanë vendosur që binjakët e tyre të porsalindur t’i quajnë Covid dhe Corona. Rasti ka bërë shumë bujë për shkak të situatës që po kalon planeti.

Prindërit thanë se vendosën të zgjedhin këto emra si një kujtesë për vështirësitë që po kalojmë në këtë kohë.

Mamaja tha në një intervistë se ishte lindje e vështirë. “Virusi është i rrezikshëm, por kjo pandemi ka bërë që njerëzit të fokusohen te higjiena dhe të tjera zakone të mira. Prandaj menduam për këto emra”, tha ajo.

Stafi i spitalit nisi të thërriste fëmijët Corona dhe Covid pasi lindën dhe kjo i ndihmoi prindërit të merrnin edhe vendimin.

Sidoqoftë, çifti gjithashtu deklaroi se mund të ndryshojnë vendimin e tyre më vonë.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.