Të gjitha institucionet arsimore në Malin e Zi prej sot deri në 15 ditët e ardhshme do të jenë të mbyllura me qëllim të mbrojtjes parandaluese dhe me kohë të shëndetit të fëmijëve, arsimtarëve dhe stafit tjetër, megjithëse në vend zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë rast i koronavirusit të ri, njofton MIA.
Sipas mediave malazeze, gjatë kësaj mase, njëri nga prindërit, kujdestarët ose prindërit beqarë të fëmijëve deri në 11 vjeç do ta ketë të drejtën e pushimit të paguar. Kjo vlen për të gjithë, përveç punonjësve në sektorin shëndetësor.
Qeveria malazeze kumtoi se deri sa nuk mbahet mësimi, mediat do t’i transmetojnë përmbajtjet mësimore.