Lajm i mirë: Të gjitha testet tjera negative

Rreth 100 raste tjera për të cilat dyshohej se janë prekur nga koronavirusi, janë kryer testet dhe të gjitha kanë rezultuar negative, do të thotë nuk janë infektuar me COVID-19 (koronavirus).

Para pak kohe janë konfirmuar edhe dy rastet të tjera me koroanvirus, njëri rast nga Stublla e Vitisë, dhe tjetra një grau 37-vjeçare që kishte qëndruar në Brecia të Italisë.

Kujtojmë se si rezultat i dy të prekurve të fundit me koronavirus, komuna e Malishevës është futur në karantinë si masë parandaluese për t’u infektuar me COVID-19 – koronavirus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njëri rast është nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeçar, dhe një rast 37 vjeçare, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë dhe vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec i Malishevës.