Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se prej nesër do të mbyllen përkohësisht qendrat për të moshuarit.
Postimi i plotë:
“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do ti mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”.