Menu Close

Përparim Rama Vetëvendosjes: “Punoni more naj sen!”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes së Prishtinës, duke e akuzuar për, siç e quan ai, “show politik” para Prokurorisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar veprimet e Vetëvendosjes, duke ngritur pikëpyetje nëse përfaqësuesit e saj kanë ndërmarrë ndonjëherë iniciativa në të mirë të qytetarëve të kryeqytetit.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paska shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë”, ka shkruar Rama.

Ai u është drejtuar edhe votuesve të kësaj partie, duke i pyetur nëse përfaqësuesit e tyre kanë bërë ndonjëherë ndonjë propozim në Asamblenë e Kryeqytetit në interes të qytetarëve.

“A e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës?”, ka pyetur Rama.

Në fund të reagimit, kryetari i Prishtinës ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes, duke kërkuar nga përfaqësuesit e saj që të angazhohen më shumë në punën për qytetarët.

“Apo keni hi n’Asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, ka përfunduar Rama.

Related Posts