Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë njofton se ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur, pas një operacioni që ka realizuar sot.
Bëhet fjalë për grabitjen e armatosur që kishte ndodhur me datën 10.02.2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët me forcë ( duke i shkaktuar lëndime viktimës), kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga viktima i cili po transportonte paratë e një dyqani në rrugën e sipërshënuar, përcjell fokusi.info.
Siç njofton policia, hetuesit rajonal të mbështetur nga Njësiti per Reagim të Shpejte, kanë kryer katër bastisje në lokacione të ndryshme, ku kanë sekuestruar tri automjete, dy pushke gjuetie ( pa leje), telefona celularë.
Njoftimi i plotë:
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti per Hetime te Përgjithshme , ka realizuar një operacion qe ka rezultuar me arrestimin e tre personave te dyshuar per grabitje te armatosur.
Rasti ka ndodhur më datën 10.02.2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët me forcë ( duke i shkaktuar lendime viktimës), kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga viktima i cili po transportonte paratë e një dyqani në rrugën e sipërshënuar.
Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personave të dyshuar. Aksioni i realizuar sot nga njësiti i Hetimeve te Përgjithshme, ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar:
Sh. Sh, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,
E. Sh, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
H.O , mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Hetuesit rajonal te mbështetur nga Njësiti per Reagim te Shpejte, kane kryer kater bastisje në lokacione të ndryshme, ku kanë sekuestruar
*Tri automjete,
*Dy pushke gjuetie ( pa leje)
*Telefona celularë
*Nje sasi te parave si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si dëshmi në procedurë.
Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim te prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.”











