Kishte ardhur për pushime nga Gjermania, zhduket burri në Gjilan

Zhduket një burrë në Gjilan.

Një burrë është raportuar të jetë zhdukur me datën 24 dhjetorë në Gjilan, derisa familjarët rastin e ka paraqitur dje në polici.

Kishte ardhur për pushime nga Gjermania në Gjilan. Pa lënë asnjë gjurmë ai u zhduk në mesditën e 24 dhjetorit. Duke parë që vëllai nuk po kthehet në shtëpi, rastin në polici e ka paraqitur vëllai i viktimës.

“Gjilan 24.12.2019 – 10:00. Me datën 27.12.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull K/Shqiptar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas ankuesit viktima kishte ardhur në pushim nga Gjermania. Rasti vazhdon të hetohet”, thyhet ën raportin ditor të policisë së Kosovës.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”