920 milionë euro importe nga Kina më 2025, Rukiqi kërkon që të vendoset tarifë 30% ndaj mallrave kineze

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkruar për rritjen prej 100% të importeve të mallrave nga Kina, që në vitin 2025 kanë kapur shifër prej 920 milionë eurosh.

Rukiqi kërkoi që shteti kosovar të vendos tarifë prej 30% ndaj mallrave kineze, mes tjerash duke cituar edhe arsye të sigurisë kombëtare.

Postimi i plotë:

Tarifë 30% për produktet nga 🇨🇳

Këto ditë, duke analizuar modelet e tregtisë së Kosovës, vërejtja një zhvillim alarmant: rritjen e shpejtë dhe të vazhdueshme të importeve nga Kina.

Në vetëm katër vite (2021 2025), importet nga Kina janë rritur me mbi 100%, duke kaluar nga rreth 452 milion € në afërsisht 920 milion €.

Nga Kina importojmë kryesisht mallra të lira, me cilësi të ulët dhe me vlerë të shtuar minimale.

Këto produkte:

• dëmtojnë prodhimin vendor

• ulin standardet e tregut

• krijojnë konsum afatshkurtër, jo zhvillim afatgjatë

Kina është një vend armiqësor ndaj Kosovës, pa njohje shtetërore dhe me qëndrime të hapura kundër interesave tona në arenën ndërkombëtare.

Varësia ekonomike nga një vend i tillë nuk është vetëm çështje tregtie, është çështje strategjike dhe e sigurisë kombëtare

Tarifat aktuale për mallrat nga Kina janë joadekuate dhe nuk reflektojnë as rrezikun strategjik, as ndikimin negativ ekonomik që këto importe kanë mbi industrinë dhe punësimin vendor.

Çfarë duhet të bëjë qeveria e re?

Qeveria e re, kurdo që të formohet, duhet të rishikojë seriozisht politikat tregtare në tre drejtime kyçe:

1. Zëvendësim i importeve

Mbështetje reale për prodhuesit vendorë dhe industri strategjike që mund të zëvendësojnë mallrat e importuara.

2. Rritje e eksporteve

Politika aktive për nxitjen e eksporteve, veçanërisht drejt tregjeve të BE-së dhe vendeve mike.

3. Tarifa strategjike mbrojtëse, për mallrat kineze

Vendosja e tarifave minimale prej së paku 30%