Castello Lukeba është një nga qendërmbrojtësit më të kërkuar të momentit. Lojtari i Leipzig ka klauzolë largimi 90 mln euro, por klubi gjerman është gati të negociojë për një çmim më të arsyeshëm.
Klubet e interesuara për të janë Tottenham, Chelsea, Bayern, Liverpool dhe Real Madrid.
Deri tani, ende nuk ka oferta zyrtare për 22-vjeçarin francez, por është e sigurt se kjo do të ndodhë brenda pak ditësh. Bayern duket më i avantazhuar. Klubi bavarez do të shesë Kim rreth 35 mln euro për të arritur te Lukeba.
The post 90 mln euro klauzolë, 5 klube europiane ndjekin qendërmbrojtësin e së ardhmes! appeared first on Telesport.