90 minuta larg nga historia…; Kosova në prag të mrekullisë së parë botërore

Skuadra e vogël duhet vetëm të fitojë finale e “play-off” ndaj Turqisë në shtëpi për të përmbyllur një fushatë kualifikuese që është kthyer në thirrje për krenari kombëtare.

Ata janë një përrallë Botërori, një shtet futbolli mezi një dekadë i vjetër, me më pak banorë sesa shteti i Australisë Jugore. Një Virgjinia Perëndimore e Ballkanit, por me një sipërfaqe shumë më të vogël dhe të kaluar të trazuar. Kosova e vogël është vetëm një ndeshje larg paraqitjes së saj të parë në një Botëror, një vendi në Grupin D përkrah Australisë, Paraguajit dhe bashkë-organizatorëve, SHBA.

Gjithçka që i ndan është një “play-off” i vetëm, “gjithçka ose asgjë” ndaj Turqisë në shtëpi, në Prishtinë, të martën. Është kulm i mrekullueshëm për një fushatë kualifikuese që është kthyer në simbol të optimizmit dhe krenarisë kombëtare.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, tha se ndeshja e së martës do të tërhiqte 100.000 njerëz, gati gjysmën e banorëve të kryeqytetit Prishtinë, nëse stadiumi “Fadil Vokrri” do të kishte kapacitet për t’i pritur të gjithë. Fatkeqësisht, kapaciteti i tij është 14.000, megjithëse 25.000 u grumbulluan aty për një performancë të reperit 50 Cent në vitin 2007, moment i rëndësishëm i shërimit pas luftës.

Ky është një vend ku konflikti nuk harrohet lehtë. Jo shumë larg stadiumit, një stacion policie u bombardua nga NATO gjatë luftës së viteve 1998-1999. Në veri të vendit, tensionet ende vazhdojnë me Serbinë fqinje.

Për një shtet si Kosova, futbolli ka kuptim më të madh. “Si kombëtare, ne u bëmë simbol se gjithçka është e mundur, – thotë anësori i Melbourne City, Elbasan Rashani, i cili luajti 29 herë për Kosovën nga viti 2016 deri më 2024. – Ne treguam rrugën për popullin e Kosovës, për t’u njohur ndërkombëtarisht”.

Kosovo players celebrate a goal during the 2026 World Cup qualification play-off semi-final against Slovakia in Bratislava

Pas fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e “play off”-it në Bratislavë, të enjten, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i quajti lojtarët e Kosovës “gladiatorë”. Kosovarët e festuan fitoren me fishekzjarre në rrugët e Prishtinës dhe me komente në rrjetet sociale. Sllovakia, ashtu si Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. U theksua se asnjëra prej këtyre dy përfaqësueseve nuk do ta kalojë Atlantikun këtë verë.

Kosova mund të jetë më afër se kurrë një paraqitjeje historike në Kupën e Botës, por Foda tha se njerëzit nuk duhet të rrëmbehen nga emocionet” “Kemi tifozë emocionalë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos e lejojmë veten të bëjmë gabime. Suksesi arrihet vetëm duke ruajtur qetësinë”.

Sulmuesi yll i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili luan për Mallorca në Spanjë, tha se arritja në Kupën e Botës është kulmi i karrierës së një futbollisti dhe se ka mbetur ende vetëm “një hap i vogël”. “Pastaj mund të sjellim lumturi për njerëzit në mbarë Kosovën”, – tha ai.

Megjithatë, Turqia, e renditur e 23-ta në botë, paraqet një sfidë të fortë. “Ne i dimë cilësitë e Turqisë. Ata janë një ekip më i mirë se Sllovakia. Po ashtu i njohim edhe dobësitë e tyre, – tha Muriqi. – Do të japim më të mirën tonë. Me mbështetjen e tifozëve, besoj se do të jetë pak më e lehtë”.

Në vitin 2021, Kosova përfundoi në vendin e fundit në grupin e saj kualifikues për Kupën e Botës, duke fituar vetëm një ndeshje. Para shortit për edicionin e vitit 2026, kosovarët renditeshin në vendin e 99-të të FIFA-s kur nisën kualifikimet, madje pas edhe “të vegjëlve” historikë, Luksemburgut.

Ata ishin qartësisht ‘outsiderë’ në një grup të përbërë nga Suedia, Zvicra dhe Sllovenia, kualifikimi dukej pothuajse i pamundur pas humbjes 4-0 në Bazel, në ndeshjen e parë. Por dy fitore befasuese kundër Suedisë, si dhe një tjetër surprizë ndaj Sllovenisë, i siguruan Kosovës një vend në “play off”.

Kreshnik Hajrizi celebrates scoring Kosovo’s critical fourth goal during the World Cup qualification play-off semi-final against Slovakia

Një paraqitje në Kupën e Botës do të ishte arritje frymëzuese për një vend që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe iu bashkua FIFA-s dhe UEFA-s vetëm në vitin 2016. Rashani, i lindur në Suedi dhe i rritur në Norvegji nga prindër kosovarë, që u larguan nga vendlindja në vitin 1992, ishte pjesë e madhe e periudhës formuese të ekipit, si një nga disa lojtarë kosovarë nga diaspora që u ftuan të luanin.

“Ne gjithmonë kemi besuar, – tha ai. – Më kujtohet trajneri ynë i parë, Albert Bunjaki, në kohën kur donin të krijonin një ekip kombëtar. Ai merrte makinën e tij dhe udhëtonte nëpër gjithë Europën për të na takuar një nga një, ne lojtarëve, për të na treguar projektin dhe bindur të luanim për Kosovën. Që herët, mund ta ndjeje se kjo ishte diçka e veçantë”.

Kosova ishte vetëm 90 minuta larg kualifikimit për “Euro 2020”, kur një ekip i dobësuar nga mungesat për shkak të kufizimeve të Covid-19 humbi 2-1 në “play off” ndaj Maqedonisë së Veriut. Rashani luajti në atë ndeshje në Shkup dhe e di mirë avantazhin që do të japë këtë herë publiku vendas: “Unë gjithmonë iu them miqve të mi, nuk ke nevojë për nxehje para se të luash për Kosovën. Të rrëqethet trupi vetëm duke dëgjuar tifozët”.

Këtë herë, megjithatë, Rashani do të zgjohet para orës 5 të mëngjesit për ta parë ndeshjen si tifoz, nga shtëpia e tij në Australi. “Njerëz nga e gjithë bota që kanë ndonjë lidhje me Kosovën do ta ndjekin. Është një ndeshje shumë e madhe për ne dhe, shpresojmë, mund t’ia dalim”.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "KOSOVA errea 決 13 10 RESULT キ * k 3-4 3- SLOVAKIA KOSOVO VALJENT 6' HARASLÍN 45' STRELEC 90'+4 90' HODŽA 21' ASLLANI 47' MUSLIJA 60' HAJRIZI 72' EUROPEAN QUALIFIERS"

The post 90 minuta larg nga historia…; Kosova në prag të mrekullisë së parë botërore appeared first on Telesport.