Transferimi i Nick Woltemade verën e kaluar për një shifër rekord prej 90 milionë eurosh nga Stuttgart te Newcastle, po rezulton një dështim i plotë. Mediet gjermane bëjnë me dije se sulmuesi 24-vjeçar nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe po e konsideron seriozisht një rikthim në Bundesligë për të shpëtuar karrierën e tij.
Kujtojmë që Woltemade është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Newcastle, por edhe një nga më të shtrenjtët në Premier League.
Shuma e paguar për gjermanin nuk e ka justifiksuar aspak formën e tij. Në 38 ndeshje me Newcastle, Woltemade ka shënuar 10 gola, shumë larg asaj që pritej. Në këtë situatë, sulmuesi po mendon rikthimin në Bundesligë, dy janë destinacionet kryesore: Sttutgart ose Bayern Munich.
Bavarezët e kërkuan edhe verën e kaluar, por nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët me Stuttgart, pasi nuk pranuan të paguanin më shumë se 65 milionë euro për të.
The post 90 milionë euroshi mërzitet shpejt në PL dhe merr vendimin drastik. Do të largohet verën e ardhshme appeared first on Telesport.










