Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj pretendimeve të Vetëvendosjes se janë identifikuar “gjithsej 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik”.
Sipas Behramit, mjafton të gjendet edhe vetëm një fletëvotim me numër serik të çrregullt që Mitrovica të shkojë në rivotim. Ai theksoi se një fletëvotim i tillë mund të komprometojë qindra apo edhe mijëra të tjera.
Deputeti shtoi gjithashtu se “mbi 86% prej këtyre fletëvotimeve janë vota për Faton Pecin” dhe se “në çdo shkollë janë gjetur raste të tilla”.
Reagimi:
Për hajnat me tri ndërrime:
Mjafton vetëm një – vetëm një fletvotim me numër serik të çrregullt të gjendet, që Mitrovica të shkojë në rivotim.
Një fletvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera.
Në çdo shkollë ka pasur fletvotime të tilla.
Mbi 86% prej tyre janë vota për Faton Pecin.










