83-vjeçari nga Deçani: Ne po votojmë, por s’po kemi hajër prej tyre

83-vjeçari Ali Hasanmetaj, nga Strellci të Deçanit ka votuar në shtëpinë e tij, ku u vizitua nga ekipet mobile.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Por, pati edhe kritika nga ana e tij.

“Pasha Zotin, ne po votojmë, por s’po ka hajër prej tyre. Pasha Zotin kur po ulen në karrige populli po mbetet prapë ashtu. A po e sheh? Që 3-4 here ton këto pare që kanë shku. Ma mirë do të ishte me miratu diçka ose me ia dhënë popullit”, deklaroi 83 vjeçari për Klan Kosovën.