Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka reaguar pas lajmit se 809 persona janë punësuar në veri përmes masës Qeveria për Familjet duke thënë se integrimi i veriut është realitet, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se ky zhvillim është rezultat i punës, përkushtimit dhe përcaktimit të palëkundur të institucioneve të Republikës, agjencive të sigurisë dhe rendit, si dhe bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare në Kosovë.
“Ndryshimi pozitiv në shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit të shtetit në veri të vendit është rezultat i punës, përkushtimit dhe përcaktimit të palëkundur të institucioneve të Republikës, agjencive të sigurisë dhe rendit, si dhe bashkëpunimit me strukturat ndërkombëtare në Kosovë.
Ajo që siguron dhe garanton stabilitetin në këtë pjesë të vendit dhe në çdo cep të Kosovës është zhvillimi i qëndrueshëm, punësimi dhe ngritja e besimit përmes bashkëpunimit me institucionet vendore. Integrimi i veriut është realitet. Garancia dhe vazhdimësia e këtij realiteti të pakthyeshëm qëndron në zhvillim dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë.”, ka shkruar Kusari Lila.
The post 809 qytetarë të punësuar në veri, Kusari-Lila: Integrimi është realitet appeared first on Kosovapost.net.