80-vjeçari Guus Hiddink, gati të kthehet si trajner: Jam me telefon te veshi…

Gus Hiddink, pothuajse 80 vjeç, ish-trajner i Real Madridit, Betisit, Chelsea dhe disa kombëtareve si Koreja e Jugut, Australia, Rusia apo Turqia, ka shprehur dëshirën të rikthehet në pankinë, pavarësisht se në vitin 2021 kishte njoftuar tërheqjen.

Në “Studio Voetbal”, ai foli pas suksesit të bashkatdhetarit Dick Advocaat (78 vjeç), i cili sapo ka kualifikuar Curaçao në Botërorin 2026, kombëtare që edhe vetë Hiddink e ka drejtuar: “Ajo që ka bërë është shumë mbresëlënëse… Është diçka e mrekullueshme për ishullin”.

I pyetur nëse e konsideron veten të tërhequr nga futbolli, Hiddink reagoi me humor: “Çfarë pyetje më bëni? I tërhequr? Jo, Botërori është fantastik. Europianët dhe Botërorët janë të mrekullueshëm. Edhe Dick është në moshë, por do të luajë një tjetër Botëror. Janë pesë, gjashtë, shtatë javë të mrekullueshme. Kam qenë në pesë Europianë dhe Botërorë”.

Dhe e mbylli qartë: “A mund të shtoj edhe një tjetër? Po. E kam telefonin hapur, te veshi…”

 

 

The post 80-vjeçari Guus Hiddink, gati të kthehet si trajner: Jam me telefon te veshi… appeared first on Telesport.