Instituti Demokratik i Kosovës ka sjellur në vëmendje se deputetëve të Kuvendit të Kosovës do t’u dalin pagat nesër.
Në një shkrim në Facebook, kjo organizatë ka përmendur se edhe pse janë mbajtur tetë seanca, pa asnjë rezultat, deputetët do t’i marrin pagat.
“Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë…” – ka shkruar KDI.
Theksojmë se seanca konstituive ka vazhduar sot për herën e tetë. Ndërkohë, është hera e gjashtë që Albulena Haxhu dështoi t’i marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.
Sot, ajo mori vetëm 54 vota.