8 rregulla të zyrës që i nervozojnë të gjithë

Kur kompanitë krijojnë rregulla qesharake dhe demoralizuese për të ndaluar sjelljet e çuditshme të disa individëve, është një problem i menaxhmentit.
Kompanitë duhet të kenë rregulla, por ato nuk kanë pse të jenë dritëshkurtëra dhe përpjekje dembele për të krijuar rregull.
Unë e kuptoj tundimin. Përderisa kompania ime është rritur, me të së bashku është rritur edhe vështirësia e mirëmbajtjes së standardeve. Ka pasur shumë raste kur dikush ka kaluar limitin, dhe ne kemi qenë të tunduar që të përgjigjemi me një rregull i cili do të aplikohej te të gjithë.
Por këtu humbasin shumë kompani.
Në pothuajse çdo rast, përmes kontrollit në afërsi, ne kuptuam se vendosja e një rregulli të ri do të ishte një mënyrë pasive për të adresuar problemin. Shumicën e kohës, problemi duhet të trajtohet nga menaxheri i punonjësit.
Kur kompanitë krijojnë rregulla qesharake dhe demoralizuese për të ndaluar sjelljet e çuditshme të disa individëve, është një problem i menaxhmentit. Nuk ka arsye në për të armiqësuar fuqinë punëtore vetëm sepse nuk dini të menaxhoni performancën. E bën edhe më keq një situatë.
Këtu janë disa nga rregullat më të këqija që kompanitë krijojnë kur bien në këtë grackë.
1. Grafikat dhe renditjet e detyruara të performancës.
Disa talente të individëve kanë formë të lakuar, por performanca e punës jo. Kur i detyroni punonjësit të përshtaten në një sistem të para-vendosur të renditjes, ju bëni tri gjëra: 1) nuk e vlerësoni performancën e njerëzve në mënyrë të duhur, 2) i bëni të gjithë të ndihen si një numër dhe 3) krijoni pasiguri dhe pakënaqësi kur u krijoni punonjësve frikë se do të pushohen nga puna për shkak të këtij sistemi të detyruar. Ky është një tjetër shembull i politikave dembele të cilat shmangin punën e vështirë dhe të nevojshme të vlerësimit të çdo individi, duke u bazuar në meritat e tij ose të saj.
2. Kërkesat qesharaka për pjesëmarrje, largim dhe pushim.
Njerëzit marrin pagat për punën që bëjnë, jo për orët e caktuara që kalojnë në tavolinën e tyre. Kur ju kritikoni punonjësit për shkak se kanë ardhur pesë minuta me vonesë edhe pse ata zakonisht qëndrojnë më vonë dhe punojnë edhe gjatë vikendit, ju dërgoni mesazhin se këto politika marrin parasysh më shumë rregullin se performancën. Kjo tregon mosbesim, dhe ju nuk duhet kurrë të paguani dikë që nuk i besoni.
Kur kompanitë pa nevojë janë strikte në kërkimin e dokumenteve për mungesën e punës në rast vdekjeje ose në rast mjekësor, kjo lë një shije të hidhur në gojën e punonjësve të cilët meritojnë më mirë. Pas të gjithash, nëse keni punonjës të cilët gënjejnë që ka vdekur dikush për të munguar në punë, çfarë do të thotë kjo për kompaninë tuaj?
3. Përdorimi i kufizuar i internetit.
Ka faqe të caktuara që askush nuk duhet t’i vizitojë në punë, dhe nuk po flas për Facebook. Por sapo të bllokoni pornografinë dhe gjërat e tjera të dukshme, është një proces i vështirë dhe i paarsyeshëm për të vendosur se ku të vini kufirin. Shumë kompani vënë atë në vend të gabuar. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të kalojnë kohën e tyre të pushimit në Internet. Kur kompanitë pa nevojë kufizojnë aktivitetin e njerëzve në internet, bën më shumë se sa demoralizon ata të cilët nuk mund të kontrollojnë Facebook; limiton aftësinë e njerëzve për të bërë punën e tyre. Shumë kompani kufizojnë aktivitetin e internetit aq shumë sa është e vështirë që njerëzit të bëjnë kërkime online. Shembulli më i dukshëm? Kontrollimi i profilit të Facebook të dikujt që sapo e keni intervistuar.
4. Ndalimi i telefonëve mobil.
Nëse unë ndaloj telefonët mobilë në zyrë, askush nuk do të shpenzojë kohë duke dërguar mesazhe dhe duke folur me familjen dhe shokët, apo jo? Po, me të vërtetë. Organizatat duhet të bëjnë punën e vështirë të punësimit të njerëzve të cilën janë të besueshëm dhe nuk do të shfrytëzojnë rastin nga gjërat. Ata gjithashtu duhet të trajnojnë menaxherët për t’ia dalë në mënyrë efektive me punonjës të cilët kanë performancë të ulët( si p.sh. kalimi i një kohe të madhe në telefon). Kjo është gjithashtu punë e vështirë, por e vlefshme. Kjo alternativë e lehtë e ndalimit të telefonëve demoralizon punonjësit e mirë të cilët duhet të kontrollojnë telefonin e tyre herë pas here për shkak të familjes, problemeve shëndetësore ose gjatë pushimit të punës.
5.  Politikat e ashpra të e-mailit.
Ky është një rregull i ri. Disa kompani po bëhen shumë kufizues në përdorimin e e-mailit sa që punonjësit duhet të zgjedhin nga një listë të temave të para-miratuara para se programi i e-mailit të të lejojë të dërgosh një mesazh. Përsëri, ka të bëjë me besimin. Nëse nuk u beson njerëzve tu rreth përdorimit të e-mailit në mënyrë të rregullt, pse i punësuat ata? Duke provuar të ndaloni ata të këqinjtë, ju bëni të gjithë të ndihen keq sa herë dërgojnë një e-mail. Dhe e dini çfarë? Ata të këqinjtë janë ata të cilët gjithmonë gjejnë mënyra për të hyrë në çdo sistem.
6. Vjedhja e miljeve të shpenzuara.
Nëse ka diçka që punonjësit që udhëtojnë fitojnë, është matësi i tyre i miljeve. Kur punonjësit nuk i lënë punonjësit e tyre të mbajnë miljet e tyre për përdorim personal, është një veprim lakmitar dhe fyes për çdo fluturim. Udhëtimet e punës janë sakrificë e madhe e kohës, energjisë dhe shëndetit. Marrja e miljeve të punëtorëve tregon se juve nuk vlerësoni sakrificën e tyre dhe se do të mbani çdo dollar në shpenzimet e tyre.
7. Përpjekjet patetike të korrektësisë së politikës.
Mirëmbajtja e standardeve të larta për atë se si njerëzit trajtojnë njëri tjetrin është një gjë e mrekullueshme sepse ne jetojmë në një botë të mbushur me armiqësi dhe diskriminim. Por prapë punëdhënësit duhet të dinë ku të vendosin kufirin.  Duke bërë përndjekje sepse dikush i tha ‘’shëndet’’ një punonjësi tjetër i cili ka teshtirë krijon një ambient paranojak dhe vetëshprehje të ndrydhur, pa përmirësuar atë se si njerëzit trajtojnë njëri tjetrin.
9. Ndalimin e vetëshprehjeve ( gjërave personale dhe kodit të veshjes).
Shumë organizata kontrollojnë ato se çfarë gjëra njerëzit mund të kenë në tavolinë. Një poster të Fabios pa bluzë? E kuptoj; ky është një problem. Por punëdhënësit urdhërojnë se sa fotografi njerëzit mund të ekspozojnë, se a mund të përdorin një shishe uji, dhe se sa gjëra mund të vendosin në tavolinën e tyre. Sërish, vjen shprehja ‘’Nëse do të mund të punësoja robotë nuk do të kisha këto lloje të problemeve’’.
E njëjta vlen edhe për kodin e veshjes. Ato funksionojnë mirë në shkolla private, por janë të pa nevojshme në punë. Punësoni profesionistë dhe ata do të vishen në mënyrë profesionale. Kur dikush kalon kufirin, menaxheri i tyre duhet të ketë aftësinë për të adresuar çështjen në mënyrë direkte. Përndryshe, ju i bëni të gjithë të shpresojnë që të punojnë diku tjetër sepse menaxhmenti i tyre është i papërshtatshëm për t’u marrë me situata në mënyrë efektive.
Përfundimi
Nëse kompanitë mund të ri mendojnë politikat e tyre dhe të largojnë ato të cilat janë të panevojshme dhe demoralizuese, ne do të kemi kohë më të kënaqshme dhe më produktive në punë.