,

8 persona të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

IKShPK-ja, sapo ka publikuar rastet e fundit gjatë 24 orëve të personave të prekurve me Covid-19.

Aty bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive. Ndërsa brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i të vdekurve deri më tani në mbarë Kosovën ka shënuar 533 raste.

Related Posts