8 gola të shënuar, Juventus-Dortmund dhurojnë spektakël, por pa fitues. Real fiton falë dy penalltive, Benfica turpërohet në shtëpi (video)

Kanë përfunduar 4 sfidat e mbrëmjes të vlefshme për javën e parë në Champions League. Në “Allianz Stadium”, Juventus barazoi 4-4 ndaj Borussia Dortmund. Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, i gjithë spektakli ndodhi në pjesën e dytë.

Në minutën e 52-të ishte Karim Adeyemi, i cili dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 63-të, Kenan Yildiz tregon gjithë klasin e tij duke barazuar shifrat 1-1 me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Ende pa festuar mirë golin, bardhezinjtë e gjejnë veten sërish në disavantazh. Në minutën e 65-të, pas një kundersulmi të shpetë, Adeyemi asiston për Felix Nmecha, i cili kalon sërish Dortmundin në avantazh me një gol shumë të bukur nga distanca.

Bardhezinjtë nuk dorëzohen dhe barazojnë shifrat 2-2 në minutën e 67-të, Kenan Yildiz shërben bukur për Vlahovic, i cili barazon shifrat, vetëm pak minuta pasi ishte futur në fushë si zëvendësues.

Në minutën e 74-të, Yan Couto kalon sërish në avantazh verdhëzinjtë 2-3. Në minutën e 86-të, Bensebaini shënon golin e katërt për Dortmund, nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e Guirassy preket me dorë nga Lloyd Kellu dhe arbitri dha 11-metërsh, aty ku Bensebaini u tregua i saktë. Në minutat shtesë, Juventus shënoi dy gola të shpejtë me Valhovic 94′ dhe Lloyd Kelly 96′, duke barazuar shifrat 4-4.

SHIKOGOLAT

Real Madrid e nis me fitore në Champions League, pasi mundi 2-1 Olimpique Marseille 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

Në minutën e 22-të u zhbllokua rezultati, miqtë kaluan të parët në avantazh. Arda Guler tregohet i pavëmendshëm dhe humb topin, aty përfitojnë francezët që nisën në kundërsulm. Mason Greenëood jep asist fantastik për Timothy Weah, ish-lojtari i Juventus dërgon topin në rrjetën e Courtois.

Në minutën e 29-të, Kylian Mbappe barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Rodrygo, pasi braziliani u pengua nga mbrojtësi kundështar brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 72-të, vendasit mbeten me 10 lojtarë, pasi Dani Carvajal u largua me të kuq pas goditjes me kokë ndaj portierit të Marseille, Geronimo Rulli.

Avantazhi për madrilenët do të vinte në minutën e 82-të, ku Mbappe do të shënonte sërish nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Vinicius Junior. Braziliani u pengua brenda zonës nga Medina dhe arbitri nuk pati dyshime se ishte 11-metërsh. Real Madrid fiton përfundimisht 2-1.

SHIKOGOLAT

Tottenham fitoi 1-0 ndaj Villarreal. Londinezët kaluan në avantazh që në minutën e 4-të, falë një autogoli. Një krosim i lehtë i Bergavall dhe nuk zotërohet mirë nga portieri i Villarrealit, Luiz Junior dhe i shpëton nga duart duke përfunduar në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

SHIKOGOLIN

Në Lisbonë, edhe pse Benfica ishte në avantazh të dyfishtë pas 15 minutash lojë, në fund doli me kokën ulur, pasi u mund 2-3 ndaj Qarabag. Portugezët shënuan dy gola të shpejtë me Barrenechea 6′ dhe Pavlidis 16′. Miqtë ngushtuan shifrat fillimsiht me Leandro Andrade në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë shënuan edhe dy herë të tjera me Duran 48′ dhe Kashchuk 86′.

The post 8 gola të shënuar, Juventus-Dortmund dhurojnë spektakël, por pa fitues. Real fiton falë dy penalltive, Benfica turpërohet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.