Janina Ymeri, eksperte e energjetikës dhe kandidate e LDK-së për deputete, tha se tetë fish më shtrenjtë paguhet bartja e energjisë edhe ashtu të importuar.
Ymeri: Ka ra B1, 630 megavatë/orë e kish KEK-u furnizimin veç. Që është tepër pak. Na duhet me importu përmbi me pas sasinë që na vynë përveç krejt blloqeve, plus ka ra edhe B1. 801 euro (transport) për megavat/orë
Buzhala: Pra, na e blejma megavatin 90 (euro) ndërsa për m’e pru këtu i paguajna edhe 800?
Ymeri: Tash një mobil është 90.75 (euro) në bursë hungareze, çmimi i megavatit, i rrymës, si të tillë. M’e bartë, prej orës 8-12 sonte prej Maqedonisë, megavati kushton 801 euro për megavat. Dhe njëra ndër bizneset fituese sonte është Terna, që e ka taku Albin Kurti e që ka fol për investime.
Buzhala: Pra, si me thanë unë e kam ble një frigorifer në Hungari 1 mijë euro, e transporti m’i lyp mu 8 mijë euro, tetë fish më shtrenjtë transporti se sa vetë malli.
Ymeri: Po, se kërkesa e madhe. Për qata duhet me kanë të kujdesshëm. Me planifiku më herët. Këto lidhen krejt. Nëse ke shumë kërkesë, nëse je shumë nevojli që thojna. Për qata e morra shembul spitalin. Nëse kemi nevojë shumë, na për me shku në spital e pagujna taksin sa të na lype, 800 euro – 800 euro, veç me na çu.













