78 mln euro për dy yje të Arsenalit, Bayern nis planin B të merkatos

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për të blerë yjet e klasit botëror.

Nico Williams, Florian Wirtz dhe Bradley Barcola, synime publike të rekordmenëve të Bundesligës, rezultuan dështime të merkatos së Max Eberl (drejtor sportiv i Bayern).

Gjithsesi, ka edhe lajme të mira. Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard pritet të largohen nga Arsenal. Të dy janë objektiva të Bayern, edhe pse jo si plan A.

Belgu ka më shumë shanse transferimi, sepse ka vetëm një vit kontratë në Emirates Stadium dhe kushton rreth 23 mln euro. Braziliani, ndërkohë, vlerësohet 55 mln euro.

The post 78 mln euro për dy yje të Arsenalit, Bayern nis planin B të merkatos appeared first on Telesport.