Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar NATO-n në 77-vjetorin e themelimit të saj.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Ushtria e Kosovës është e gatshme për t’u bërë anëtare e kësaj aleance.
“Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë”, tha Haradinaj.
Ai dërgoi urimet dhe mirënjohjen “më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”.










