700 euro për të shkuar në Angli, kapen 4 shqiptarë të fshehur në furgon…brenda kutive!

4 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga rojet kufitare angleze, pasi donin të shkonin në Britani të Madhe. Ata qëndronin të fshehur në pjesën e pasme të furgonit, të fshehur brenda kutive prej kartoni.

Rojet kufitare ndaluan furgonin, i cili po udhëtonte nga Frankfurti në Derby, në Calais para se të kalonte Kanalin në Britani të Madhe. Shqiptarët kishin paguar 700 euro secili për një bandë të trafikimit të njerëzve, ku njëri nga personat është arrestuar.

Vladimir Tollumi, 39 vjeç, ishte një nga katër njerëz që trafikonin emigrantë të paligjshëm në Britani. Tollumi ndodhej në Britani në mënyrë të ligjshme që prej 2004-s. Por tani ai përballet me dëbimin pasi u dënua me 40 muaj burg dhe dënimin e mori javën që kaloi. Hetimet zbuluan se Tollumi ishte përpjekur që të mos linte gjurmë dhe të mos kapej nga autoritetet britanike, por ato dështuan. Qindra telefonata që ai kishte bërë ishin dukshëm për trafik njerëzish.

“Kontrabanda e njerëzve është një tregti që është e motivuar nga fitimi financiar, duke prekur njerëzit që janë të dëshpëruar. Zyrtarët tanë specializohen në prishjen e këtij lloji të krimit të imigracionit dhe nuk do të hezitojnë t’i sjellin përgjegjësit para gjykatave”- tha Edward Henry, avokati i Tollumit. Ai u shpall fajtor për kontrabandim të njerëzve nga një vend jo anëtar në një shtet anëtar të BE-së. Jane Cochran pjesë e Krimit Ekonomik e Financiar deklaroi në gjyqin e Tollumit se ai ishte pjesë e një ndërmarrjeje kriminale.

Shqiptarja.com