65 mln euro? E pamundur për Bayern! Jackson duhet të tregojë sa vlen

Bayern Munich e konsideron të jorealizueshëm një shpenzim prej 65 milionë eurosh për sulmuesin Nicolas Jackson, sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano. Klubi gjerman po monitoron me kujdes performancat e lojtarit në gjysmën e dytë të sezonit, duke e parë këtë si një periudhë vendimtare për të vendosur për të ardhmen e tij.

Nëse Jackson do të tregojë nivele të larta në vazhdim, Bayern mund të nisë negociatat për një transferim të përhershëm me Chelsean. Përndryshe, marrëveshja do të bëhej e komplikuar, duke i lënë lojtarit të kthehet te klubi anglez ose të shqyrtohen opsione të tjera.

The post 65 mln euro? E pamundur për Bayern! Jackson duhet të tregojë sa vlen appeared first on Telesport.