Edhe pse aktualisht është i fokusuar në Champions League, por edhe në garën për titull në La Liga, drejtuesit e Real Madridit po punojnë njëkohësisht për të gjetur edhe trajnerin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm.
Mediet spanjolle zbulojnë së në listën e Florentino Perez janë 6 emra dhe njëri prej tyre do të marrë drejtimin e “Los Blancos”. 6 kandidatët për stolin e Real Madridit: Jurgen Klopp, Unai Emery, Max Allegri, Cesc Fabregas, Mauricio Pochettino dhe Alvaro Arbeloa.
Jurgen Klopp është një nga emrat favorit, edhe pse gjermani aktualisht është shkëputur nga profili i trajnerit dhe ka një rol të rëndësishëm drejtues në aspektin sportiv në kompaninë Red Bull, ai shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Los Blancos”.
Unai Emery po bën një punë fantastike te Aston Villa. Vizioni i trajnerit spanjoll përshtatet më së miri me profilin e një klubi si Real Madrid. Vetëm se Emery nuk ka pasur sukses të madh kur ka drejtuar klube të nivelit të Real Madridit si PSG dhe Arsenal. Allegri është një nga emrat më të preferuar për Florentino Perez, por italiani hodhë poshtë zërat e fundit duke u shprehur publikisht se është i lumtur te Milan dhe nuk e mendon largimin.
Emri më befasues në këtë listë është Cesc Fabregas, i ri në moshë, por suksesi i jashtëzakonshëm që ka arritur te Como e bëjnë atë një alternativë shumë interesante. Pochettino po ashtu është një tjetër kandidat që nuk duhet nënvlerësuar. Argjentinasi aktualisht është i foksuar te Kupa e Botës 2026, ku drejton vendin organizator, SHBA-në. Menjëherë pas përfundimit të Botëriorit, ai është gati të rikthehet në Europë dhe të drejtojë sërish në nivel klubesh.
I fundit është Alvaro Arbeloa, i cili do të drejtojë Real Madridin deri në fund të këtij sezoni. Edhe pse ka pak gjasa që të jetë ai trajneri i përhershëm, kjo gjë mund të ndodhë në rast se Real Madrid fiton Champions League ose La Ligën. Atëherë Arbeloa-s do t’i jepej shansi për të qenë zgjedhja përfundimtare për stolin.
The post 6 emra në listën e Perez për të zgjedhur trajnerin e ri të Real Madridit appeared first on Telesport.










