Të paktën 55 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që shkatërruan Vietnamin qendror këtë javë, sipas departamentit të menaxhimit të fatkeqësive.#
Përmbytjet përfshiu Vietnamin qendror dhe Malësitë Qendrore, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe më shumë se 340 milionë dollarë humbje ekonomike, raportoi Vietnam News, duke cituar Departamentin e Menaxhimit të Digave dhe Parandalimit të Fatkeqësive Natyrore.
Zona Dak Lak raportoi 27 viktima, me tetë të tjerë të zhdukur, ndërsa 14 persona u vranë dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur në Khanh Hoa.Pesë vdekje u raportuan në Gia Lai dhe Lam Dong, ndërsa nga dy viktima u regjistruan në Thua Thien Hue dhe Da NangPapilomat thahen, parazitët dalin – këshilla e gjyshit.
Përmbytjet shkatërruan gjithashtu rreth 950 shtëpi dhe më shumë se 28,460 shtëpi mbeten të zhytura në zonat e prekura.
Përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm ndërprenë gjithashtu shërbimet e transportit në zonat e prekura, me pjesë të autostradave kryesore dhe rrugëve rurale të bllokuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, shkruan AA.
Autoritetet thanë se personeli ushtarak dhe policor është vendosur për t’iu përgjigjur katastrofës.
Ata thanë se 3.24 milionë bagëti dhe shpendë kishin ngordhur ose ishin zhdukur.











