5,163 familje përfitojnë nga skema “Qeveria për Familjet”

Në kuadër të skemës 1.8. “Qeveria për Familjet” deri më tani janë mbështetur 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Sipas njoftimit të MFPT-së, përmes skemës mundësohet subvencionimi i 70% të pagës për gjashtë muaj me radhë.

“Kujtojmë se kjo skemë është e vazhdueshme dhe qytetarët mund të aplikojnë duke u regjistruar në zyrën e punësimit në komunën e tyre”, thuhet tutje në njoftim, transmeton KosovaPost.

The post 5,163 familje përfitojnë nga skema “Qeveria për Familjet” appeared first on Kosovapost.net.