51 milionshi largohet nga Bayern vetëm pas një sezoni, rikthehet në Premier League

Joao Palinha do largohet nga Bayern Munich vetëm pas një sezoni. Mesfushori portugez u transferua verën e kaluar nga Fulham për 51 milionë euro, por rezultoi një dështim i vërtetë dhe tani nuk është në planet e Vincent Kompany.

Portugezi do të rikthehet në Premier League, jo më te Fulham, por te Tottenham. Marrëveshja mes dy klubeve është drejt zyrtarizimit, kanë mbetur ende disa detaje të vogla për t’u përcaktuar, sipas asaj që raporton “Bild”.

Fillimisht bavarezët ishin për shitjen përfundimtare të Palhinha-s për 30 milionë euro, por nuk u pranua nga Tottenham. Klubi londinez ka propozuar huazimin me të detyrim blerje për 30 milionë euro.

Te Bayern e kanë pranuar tashmë që transferimi i Palhinha-s ishte një gabim i rëndë, ndërkohë që vetë lojtari mezi pret rikthimin në Premier League, aty ku ishte lojtar shumë i rëndësishëm dhe protagonist.

The post 51 milionshi largohet nga Bayern vetëm pas një sezoni, rikthehet në Premier League appeared first on Telesport.