Edhe pse e nisi në disavantazh, Barcelona arrin të përmbysë shifrat ndaj Betis dhë ta mbyllë pjesën e parë me rezultatin 1-4 në favorin e tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në La Liga.
Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 5-të më Antony, braziliani i harruar nga mbrojtësit e Barcelonës, e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia. Megjithatë reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm.
Në minutën e 10-të, pas një aksioni të shpejtë, Ferran Torres gjen rrjetën, pas asistit fantastik të Jules Kounde. Dy minuta më pas, Roony Bardghji kroson, Ferran Torres shënon me një gjysmë-rroveshatë, një gol shumë i bukur nga spanjolli.
Në minutën e 30-të ishte radha e Roony Bardghji për të gjetur golin, suedezi shënoi pas asistit të mrekullueshëm të marrë nga Pedri. Në minutën e 39-të, Ferran Torres kompleton “hat-trickun” duke shënuar nga kufijtë e zonës së rreptsisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve vendas. Sërish asist i Bardghji, i dyti për këtë takim.
The post 5 gola të shënuar në Sevilla, Barcelona nuk përmbahet ndaj Betis (video) appeared first on Telesport.











