Dortmund ka fituar 3-2 ndaj Lille në miqësoren e luajtur mes dy ekipeve sot pasdite. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovac e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.
Pascal Gross hapi serinë e golave në minutën e 12-të, pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi. I zakonshmi Serhou Guirassy dyfishoi shifrat nga penalltia në minutën e 42-të. SHIKOGOLIN1 SHIKOGOLIN2
Francezët ngushtuan shifrat me Haraldsson në minutën e 65-të, i cili shënoi një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë. Gjithsesi, Dortmund nuk u demoralizua dhe gjeti shpejt, vetëm pas dy minutash golin e tretë me Karim Adeyemi. SHIKOGOLIN3 SHIKOGOLIN4
Në minutën e 82-të, Thomas Meunier shënoi golin e dytë për Lille. Rezultati përfundimtar, Dortmund 3-2 Lille. SHIKOGOLIN5
The post 5 gola të shënuar, Dortmund dhe Lille dhurojnë spektakël në miqësore (video) appeared first on Telesport.