Sirenat e veturave kumbonin në cdo cep. Kjo për ta bërë me dije se në një klub nate te zona industriale në Prishtinë diçka po organizohet.
Ishte festa e Lëvizjes Vetëvendosje e organizuar për rininë kosovare. Në fakt, për këtë të fundit ishte bërë e ditur që moti, kur kudo nëpër rrjete sociale ishin shpërndarë ftesat nga ky subjekt partiak.
Veturat kishin bërë kolona, prandaj ecja deri te objekti i njërit prej klubeve më të mëdha të kryqytetit ishte i pashmangshëm.
Sikur të mos mjaftonin veturat. Të paktën 5 autobusë kishin zënë vend krej afër objektit. Shoferët prisnin jashtë deri të përfundonte mbledhia.
Për t’iu bashkuar festës, të cilën VV-ja e ka quajtur si festa e vitit, qytetarët kishin marrë rrugë nga qytete të tjera. Këtë e dëshmonin edhe numrat e tabelave 01, 03, 05, 06.
Secili prej autobusëve kishte sjellë rreth 50 veta deri në kryqytet. Kështu të paktën tha njëri nga shoferët.
Patrulla të policisë qenë prezent rreth e qark objektit me qëllim të ruajtjes së sigurisë së pjesmarrësve.